Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Debutoi në rolin e ri te Kosova, Ujkani: Për herë të parë zbrita në fushë jo si futbollist…

Samir Ujkani ka debutuar mbrëmjen e së djelës në rolin e drejtorit sportiv të përfaqësueses së Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-portieri shkruan se ndjehet shumë i lumtur për këtë detyrë të re që i është besuar, ndërsa falenderon tifozët “dardanë” për mbështetjen e treguar.

Lexo edhe: 

“Mbrëmë nisa një rrugë të re në karrierën time në futboll. Për herë të parë isha në bankën e Kombëtarës së Kosovës, jo si futbollist por në një pozicion tjetër, prandaj emocionet ishin të mëdha e të jashtëzakonshme. Mbrëmja u bë edhe më e veçantë nga nderimi që mora nga tifo-grupi ynë “Dardanët” të cilët dua t’ i falënderoj përzemërsisht.  Fitorja ndaj Israelit e bëri më të ëmbël “debutimin” tim në një rol tjetër, prandaj do ta mbaj në mend përgjithmonë. Në fund dua që edhe një herë t’ i falënderoj të gjithë futbollistët e ekipit kombëtar për sakrificën, angazhimin, punën dhe triumfin e përbashkët.  Sfida të reja na presin të gjithëve së bashku! Përjetësisht mirënjohës”-shkruan Samir Ujkani.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...