Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Debutoi në sfidën ndaj Barçës, Januzaj prezantohet te Sevilla: Duhet të kthejmë kursin e rezultateve!

Adnan Januzaj është prezantuar këtë të mërkurë te kluvbi i Sevillas, ndonëse sulmuesi me origjinë kosovare tashmë ka debutuar nën urdhrat e trajnerit Julen Lopetegui, kundër Barcelonës dhe kundër Manchester City-t

Duke folur për bashkimin me Sevillan, Januazaj u shpreh: “Shpresoj që dinamika të ndryshojë dhe të fillojmë të fitojmë tani. Sevilla duhet të jetë çdo vit në Champions League.”

Januzaj nënshkroi deri në vitin 2026, pasi luajti për pesë sezone në Real Sociedad dhe mbërriti me parametra zero te Sevilla.

Më tej 27-vjeçari theksoi se ndihet shumë mirë fizikisht dhe se mund të luajë në çdo pozicion sulmues.

“Jam shumë i lumtur që kam debutuar. Ndihem mirë, fizikisht shumë më mirë. Është krejtësisht ndryshe të stërvitesh vetëm, kam shumë më tepër ritëm. Mund të luaj në çdo pozicion sulmues, jam i gjithanshëm dhe nuk më intereson nëse luaj në krahun e majtë apo të djathtë”,-tha ndër të tjera Januzaj.

Sulmuesi theksoi se i kanë të gjitha mundësitë për të ndryshuar rrjedhën e rezultateve.

“Ne kemi mentalitetin për të ndryshuar gjërat sa më shpejt të jetë e mundur, kemi një ekip të mirë dhe situata do të ndryshojë shumë shpejt. Është shumë herët për të folur për golat, sapo kemi filluar. Vazhdojmë të punojmë që të ngrihemi sa më shpejt. Këtu ka më shumë presion sesa te Real Sociedad, sepse është një ekip që është gjithmonë në krye dhe është një skuadër Championsi”-deklaroi Adnan Januzaj.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...