Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Debuton Cavani, Manchester United ndan pikët me Chelsea-n

Manchester United dhe Chelsea ndanë pikët pas një barazimi pa gola në “Old Trafford” në kuadër të javës së gjashtë të Premier League-s. Në fakt, për nga mënyra se si u zhvillua ndeshje ky ishte rezultati më i drejtë, edhe pse duhet pranuar që “Djajtë e Kuq” ishin më pranë fitores.

Diferencën te “Blutë e Londrës” e bëri portieri Edouard Mendy, i blerë këtë verë te Rennes, i cili në të paktën dy momente kreu ndërhyrje vendimtare, duke i mohuar golin Marcus Rashford në minutën e 36-të dhe në kohën shtesë.

Në fundin e pjesës së parë Rashford pretendoi për 11-metërsh, por edhe pasi kryesori u konsultua me sistemin VAR, i qëndroi vendimit të tij fillestar, pra për të vijuar lojën.

Debutoi në radhët e “Djajve të Kuq” Edinson Cavani, i cili u hodh në fushë në vend të James në minutën e 58-të.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...