Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Debuton në Botëror duke thyer një tabu, lojtari i Juves vesh numrin e “palejuar” në vendlindje

Gleison Bremer debutoi në Botërorin e Katarit në ndeshjen 0-1 që Brazili humbi ndaj Kamerunit. Mbrojtësi i Juventusit theu një tabu në vendlindje duke zbritur në fushë me fanellën me numër 24!

Një numër i zakonshëm në Europë, por jo në Brazil aty ku ky numër lidhet me homoseksualitetin falë një loje që luhej në Rio De Janeiro në shekullin e 19-të, ku numrat lidhen me kafshët. Numri 24 ka lidhje me drerin, një kafshë që në kulturën braziliane personifikon homoseksualitetin!

Në vendin ku futbolli është një fe, meshkujt nuk ulen kurrë në vendin 24 në kinema apo teatër, teksa kur festojnë ditëlindjen e 24-t shkruajnë 23+1 për shkak të mentalitetit homofobik, shumë i përhapur në Brazil.

Ndërkohë, Bremer vendosi ta vishte fanellën me numrin 24 në Katar, shtet me rregulla strikte kundër komunitetit LGBTQ+. Lojtari i Juventusit deklaroi pas ndeshjes se kjo është një fanellë si gjithë të tjerat, por gjesti i tij ka shkaktuar debate të shumta në vendlindje.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...