Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Debutuan së bashku, Ancelotti përshëndet fantazistin: Sa keq, mund të bënte më shumë

Aventura e Iscos me Real Madrid është drejt fundit. Mesfushori ofensiv ndodhet në vitin e fundit të kontratës, kohë për rinovim nuk ka më dhe më 30 qershor do të dalë lojtar i lirë.

30-vjeçari është pjesë e kampionëve të Spanjës prej vitit 2013 dhe gjatë këtyre viteve ka fituar 18 trofe me fanellën merengues. Isco debutoi me Realin kur në stol ishte Carlo Ancelotti, trajneri aktual.

Italiani foli rreth lojtarit nga Malaga pas sfidës ndaj Real Betis, duke mos i kursyer elozhet por as thumbimet. “Ai debutoi në ndeshjen time të parë si trajner i Realit, sfidë në të cilën shënoi me kokë. Sot përfundoi karrierën e tij këtu.

Isco mund të kishte bërë më shumë, por ai ka qenë një element i rëndësishëm në vitet e fundit“, deklaroi Carlo Ancelotti. Fantazisti zhvilloi 352 ndeshje me ekipin kryeqytetas, duke gjetur 35 herë rrugën e rrjetës.

Të shtunën e 28 majit do luhet finalja e Champions League kundër Liverpoolit, dhe Isco shpreson ta fitojë trofeun prestigjioz për herë të pestë në karrierë, duke e mbyllur në mënyrë spektakolare aventurën me Realin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...