Angli

Declan Rice: Nuk kam parë një 19-vjeçar si Bellingham, është e ardhmja e Anglisë

Declan Rice është impresionuar nga Jude Bellingham, pasi luajti së bashku me të për Anglinë në ndeshjet e fundit të Nations League.

Interesi për mesfushorin e Borussia Dortmund u rrit me 10-fish pgjatë ndeshjevetë Nations League, pasu ai luajti në dy takime me Anglinë.

Bellingham luajti në mungesë të Kalvin Philips dhe performanca e tij e ka impresionuar Rice, i cili e sheh talentin si partner ideal për Kupën e Botës Katar 2022.

Mesfushori i West Ham e ka vlerësuar jashtëzakonisht lojtarin e Dortmund. Ai tha për mediet angleze “Unë nuk mendoj se kam parë dikë aq të mirë sa ai, 19 vjeç. Unë shikoj shumë 19-vjeçarë, qoftë në një klub, në mbarë botën, në mbarë vendin. Të jesh i kompletuar në atë moshë një gjë e vështirë … dhe ndihem sikur ai është një paketë e plotë”

Më tej Rice shtoi që dyshja ka gjetur gjuhën dhe Bellinglam sulmon, ndërsa mesfoshori i West Ham e mbulon pas.

“Sa herë që luaj me Jude-n unë i them atij: ‘Ti shko dhe bombardo dhe bëj gjërat e tua sulmuese dhe unë do të qëndrtoj këtu dhe do të mbroj për ty’. Shpresojmë që ai të vazhdojë të lulëzojë. Ai është e ardhmja e futbollit anglez në 15 vitet e adhshme.”-deklaroi 23-vjeçari.

Çifti i mesfushës së Anglisë, Bellingham-Rice është shumë interesant dhe nëse vazhdojnë të kenë ecuri pozitive ata kanë mundësinë të mbajnë pozicionet e tyre në skuadrën e “Tre Luanëve” për më shumë se një dekadë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency