Prej disa javësh, Deco është drejtori i ri sportiv i Barcelonës. Pas bashkëpunoi me Mateu Alemany-n në sesionin e fundit të merkatos, portugezi ka marrë detyrën menaxherit të transferimeve të klubit “Blaugrana”. Ai u prezantua në një konferencë për shtypin, ku sqaroi:
“Kam mësuar gjëra nga Mateu dhe ai nga unë. Ai vendosi të ndjekë rrugën e tij, prandaj jam këtu. Jam i emocionuar dhe mendoj se kemi bërë përparim në muajt e fundit. Kemi një organikë të balancuar dhe me mundësi të mëdha për të bërë mirë.”
Huazimi i dy portugezëve: “As Cancelon dhe as Joao Félix nuk kemi opsion për t’i blerë. Ata kanë ardhur në formë huazimi të thjeshtë dhe nëse paraqiten mire, do të përpiqemi t’i mbajmë. U paraqit një mundësi dhe ne e shfrytëzuam atë.
Ata do t’i ofrojnë më shumë ekuilibër skuadrës, por duhet të dëshmojnë se mund të qëndrojnë, pastaj ne do t’i japim një notë sezonit të tyre. Ne e dimë përpjekjen që ata kanë bërë për të qenë me ne.”
Lexoni edhe:
- Triumfi ndaj Rumanisë, Duka: Urime Kombëtares U21 për fitoren që na dhuroi emocione të mëdha!
- FOTO/ Reagon sërish Vojvoda: Turp për Rumaninë, krenaria jonë më e madhe që jemi shqiptarë!
- “Dëmtim i karakterit dhe imazhit profesional”, Bonucci hedh në gjyq Juventusin
- Pas super formës me Kombëtaren, Ramadani nis menjëherë punën me Lecce për transfertën e Monzas
Moskthimi i Messit: “Leo është një mik dhe e dua shumë. Tani flas më pak me të sepse është më larg. Të gjithë do të donim ta shihnim përsëri në Barcelonë, por nuk ishte e mundur për shkak të situatave që ne tashmë i dimë. Ai është futbollisti më i mirë në historinë e klubit, e shoh të lumtur dhe duke u argëtuar me Inter Miamin. Si tifoz i Barcelonës dhe si tifoz i Leos, i uroj atij më të mirat.”
