Në prag të duelit mes Barcelonës dhe Celta Vigos në “Montjuïc”, drejtori i ri sportiv i Barçës, Deco, foli për disa tema që mbizotërojnë në klubin “blaugrana”.
Rinovimi i Xavit: “Një nga prioritetet ishte rinovimi i Xavit. Ai e fitoi me meritë kontratën e re. Ne gjithashtu duhej të regjistronim lojtarët dhe trajneri, si lider që është, e vendosi veten të fundit.”
Rinovimi i De Jong: “Rinovimi i De Jong… ai ka, përveç sezonit aktual, edhe dy të tjera në kontratën e tij. Ne nuk mund të mendojmë vetëm për tani, por për të ardhmen. Ne duam që Frenkie të jetë këtu për shumë vite.”
Lexo edhe:
- Partizani-Tirana në “Air Albania”, derbi shtyhet me 23 ditë
- “E duam kapiten”, Lecce ëndërron, Ramadani “mbreti” i mesfushës
- “Dritë në fund të tunelit”, Pochettino jep lajmin e madh për Brojën
- “Gjest i madh, Onana tregoi personalitet”, Ten Hag e merr në mbrojtje
Dy Joaot: “Mundësia që na u paraqit me Felix dhe Cancelon ishte huazimi. Këto janë çështje të brendshme. Nëse gjërat shkojnë mirë, ne do të duam t’i mbajmë, por ky është vetëm fillimi.”
