Kategoria Superiore

Dede: Bylis për t’u respektuar, mjafton një fitore për të na bërë me “krahë”!

Nevil Dede e nisi me një humbje në sekondat e fundit në Shkodër aventurën e tij të dytë në stolin e Tiranës. Bardheblutë do të kërkojnë menjëherë kthesën që në sfidën e kësaj mesjave ndaj Bylisit në shtëpi, pasi numri i humbjeve radhazi përfshirë edhe ato 2 me Egbo ka shkuar në 3. Dede në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj ballshiotëve e vlerësoi maksimalisht Bylisin, ndërsa foli edhe për rikthimet në skuadër.

3 HUMBJE RADHAZI – “Është e vërtetë që rezultatet nuk janë të mira, sidomos për objektivat dhe historinë e klubit tonë. Mendoj se grupi është i qetë. Në këto momente që ne flasim, na takon të marrim më shumë përgjegjësi që të rikthehemi sa më shpejt te rezultatet pozitive dhe më pas çdo gjë të marrë rrugën që i takon këtij klubi”.

NDAJ BYLISIT – “Unë e kam thënë dhe do ta them gjithmonë, që kam respekt për çdo ekip, për çdo kundërshtar që ne kemi në Superligë. Të gjithë mundohen të investojnë dhe të punojnë. Në këtë situatë të gjithë dinë të luajnë futboll.Nga ana profesionale të gjithë klubet janë rritur dhe kjo është shumë pozitive, plus edhe infrastruktura dhe interesimi i medieve. Me respektin që kemi karshi kundërshtarëve, do të mundohemi t’iu imponohemi në fushë, me personalitet”.

REAGIMI – “Të jem i sinqertë forca e reagimit të grupit, ishte arma më e fortë dhe sinjali më i mirë që mora nga ekipi dhe djemtë. E rëndësishme është që ne të vazhdojmë me atë forcë karakteri. Jo më larg se sezoni i kaluar kjo ishte arma më e fortë e tyre. Ata besonin dhe në fund ja dolën. Tirana po u nis është e vështirë të ndalojë”.

VLLAZNIA – “Është një fillim jo i mirë, por nga ndeshja me Vllazninë, unë do të thoja vetëm kaq, ne nuk dolëm nga ajo ndeshje si humbës sepse u munduam të bëjmë lojën tonë, shkuam te goli disa herë. Goditëm portën, shënuam 2 gola. Por për elementë të situatave të ndryshme dhe jo shumë të vështira, ne duhet të kishim pasur përqendrim më të madh”.

NDESHJA – “Qëllimet janë të përbashkëta. E rëndësishme është që ne të mundohemi të marrim maksimumin nga çdo ndeshje. Duke marrë maksimumin, edhe lojtarët rriten në përgjithësi dhe në mentalitet. Paralelisht ne do të mendojmë për rezultatin dhe rritjen e lojtarëve me kapacitet dhe vlerat që ata duhet të jenë”.

RIKTHIME? – “Lajm i mirë është që Hoxhallari rikthehet. Kemi disa lojtarë që shpresojmë që shumë shpejt të rikuperohen dhe  të bëhen pjesë e rëndësishme e skuadrës. Realisht kanë vlerë.I gjithë grupi do kohën e vet. Minimalisht ne do të kërkojmë që brenda javës, të rikuperojmë nga dëmtimi disa futbollistë. Po rikuperuam këta lojtarë do të jetë një Tiranë tjetër”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency