Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dede: E falëm derbin, por s’heqim dorë nga objektivat

Nevil Dede nuk mund të fshihet zhgënjimin e humbjes në derbi. Trajneri bardheblu theksoi në “Gol pas Goli” se Tirana në njëfarë mënyre e fali ndeshjen.

“Çdo njeri e sheh ndeshjen dhe futbollit sipas këndvështrimit të tij. E falëm një ndeshjen, për shumë arsye. Gabuam në disa momente. Në pjesën më të madhe të lojës kontrolluam ndeshjen. Gjithçka ishte nën kontroll dhe skuadra funksionoi në ekuilibër. Humbja në derbi djeg shumë dhe të le një shije jo të mirë. Mund të administronim më mirë. Gabimet sollën ndëshkimin tonë.”

Mungesat dhe sulmi: “Kale dhe Celhaka po rikthehen. Dy sulmuesit që kemi marrë do të na japin më shumë thellësi dhe pika pasimi, ku skuadra mund të dalë më thjesht. Seferi bëri mirë, siç bëri mirë edhe skuadra në përgjithësi. Jam  i kënaqur me Seferin, është kohë e gjatë që nuk ka luajtur. Shpresojmë të bëjë mirë edhe në ndeshjet në vazhdim. Muçi mund të bënte shumë herë më mirë sot. Ndoshta ngarkesa e derbit ka bërë punë e saj. Janë një dyshe interesante me Seferin. Kjo ka qenë ndeshja më e mirë që ne kemi zhvilluar nën drejtimin tim.”

Ndëshkimi i Bathës: “Eshtë rezultati ai që mbahet mend, pavarësisht statistikave. Dalja e Bathës me të kuq na prishi ekuilibrat. Jam i qetë dhe gjithmonë kam qenë që arbitrat janë pjesë e lojës, siç gabova unë dhe skuadra jonë, mund të gabojnë dhe arbitrat. Tirana me Bathën u penalizua më shumë. E kishim ndërtuar manovrën tonë nëpërmjet Bathës, Muçit dhe Seferit. Torasa bëri super ndeshje. Po të ishim më altruistë, mund ta kishim zgjidhur ndeshjen. Duhet të pranojmë që Seferi ka pak kohë me ne dhe i duhet kohë të përshtatet. Në dyshe me Muçin, ata mund të bëjnë gjithmonë mirë.”

Kreu 15 pikë larg: “Është e vështirë, duhet të presësh që kundërshtari të gabojë 5 herë dhe ne mos bëjmë asnjë gabim. Duhet të jemi gjithmonë këmbëngulës dhe të bëjmë punën tonë. Kemi bërë shumë gabime dhe kemi shpërdoruar shumë. Ndoshta skuadra do të jetë më imponuese dhe duhet të shënojmë më shumë.

Kur të rikuperojmë Çelhakën dhe Kalenë, atëherë besoj se do të jetë një skuadër që të pretendojë për kampion. Nuk heqim dorë nga objektivat tona. Do të dalim në cilësitë tona më të mira, që skuadra të shprehet sa më mirë.

Kam mësuar nga futbolli që i vogël, që mbi të gjitha duhet të përcjellim mesazhe që është “Fair Play”. Rezultati është gjithmonë në plan të dytë”.

 

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...