Kategoria Superiore

Dede: Keqardhje për humbjen, i kënaqur me reagimin dhe karakterin e Tiranës

Nevid Dede shpresonte në një fund tjetër të ndeshjes së “Loro Boriçit”, por me gjithë hidhërimin që shkaktoi goli i pësuar në fund, e konsideron pozitive ndeshjen që zhvilloi Tirana.

“E rëndësishme është që ekipi reagoi dhe tregoi karakter. Nuk ndihesh mirë kur pëson gol të tillë. Më vjen keq për mënyrën se si erdhi ndeshja. E pësuam nga tre topa të gjatë. Më vjen keq për çunat, për paraqitjen  e tyre.”

Gabimet në mbrojtje: “Në futboll ndodhin edhe situata të tilla. Linja e mbrojtjes e mbajti mirë kundërshtarin. Ata kanë armë të fortë kundërsulmin dhe aty duhet të bënim mirë. E rëndësishme është që skuadra, pavarësisht mungesave, reagoi mirë. Ky është realiteti dhe futbolli. Koha ka qenë e shkurtër për ta përgatitur ndeshjen. Disa lojtarë i kishim te kombëtaret. Vetëm dy seanca kemi qenë bashkë. Presioni i humbjeve të fundit dhe dëshira për fitore e solli këtë rezultat. Pas disa gabimeve individuale e rëndësishme është t’i japim kurajë lojtarëve”.

Ndikimi i Mungesave: “Do të thosha që të gjithë lojtarët që ishin gati për sot, kanë qenë në fushë. Hoxhallari mendoj se mund ta bëjë mirë qendërmbrojtësin. Vangjeli ka një shpirt të admirueshëm, pavarësisht se mosha bën të sajën. Detyra e çdo trajneri është të marrë maksimumin nga lojtarët, që ata të japin më të mirën. E rëndësishme është që të rikuperojmë sa më shpejt Torasën. Shumë shpejt kthehet edhe Toshevski.

Rikthimi te Tirana: “Isha komod tek U-19 e Kombëtares. E pranova këtë mision, kemi kontratë 2-vjeçare. Nga largimi i Cobbinah është përfituar financiarisht. Egbo meriton komplimente, por këta janë lojtarët, vetëm 3 lojtarë kemi me eksperiencë të madhe. Shumë shpejt besoj se do të vijnë edhe rezultatet. Pritja? Klima ishte shumë pozitive, gjeta miqtë e mi, nga Osmani te Muka dhe Halili. Të gjitha këto më bënin më shumë optimistë. U munduam të bëjmë sa më mirë dhe e goditëm kundërshtarin në pikën e dobët. Më pritën mirë dhe u ndjeva si në shtëpi, nëse do ishte rezultati pozitiv do të ishte akoma më mirë. Shpresoj që punën e lodhshme ta rikthejmë te rezultate.”

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency