Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dede në “FanZone”: Dua Tiranën kampione, ju tregoj batutën e Bejzades për Kombëtaren

Ish mbrojtësi i Tiranës dhe Kombëtares Shqiptare, aktualisht trajner i Shqipërisë U-19, Nevil Dede ishte i ftuar në emisionin “FanZone” në Supersport, ku kujtoi momente pozitive nga e kaluara dhe pranoi se mezi pret që Tirana të fitojë titullin kampion.

Keni qenë një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit shqiptar dhe një shembull në fushën e lojës…
Kam pasur fat që kam luajtur te Tirana. Nuk jam vetëm meritat e mia, por edhe të klubit e për këtë jam krenar që kam luajtur aty.

Është thënë shpesh që Vrapi e Osmani kanë shkuar në kombëtare falë teje…
Vrapi dhe Osmani shkuan në Kombëtare edhe fal meje dhe kujtoj një batutë të Bejzades. I tha trajnerit Daja që të luante në mbrojtje me mua që të shkonte në Kombëtare.

Besoni se Tirana do t’ia dalë të marrë titullin këtë sezon?
Unë jam pjesë e Tiranës pasi kam bërë histori me këtë klub. Është shtëpia ime pasi jam rritur aty dhe jam formuar si lojtar dhe si njeri. Mezi pres që të shpallen kampion dhe unë flas si tifoz pasi kam lidhje shpirtërore.

Si është gjendja fizike e lojtarëve të Shqipërisë U19?
Unë i kam ndjekur të gjithë lojtarët dhe pardje fola me Dobrën. Edhe ata kanë qenë të mbyllur si ne. Shumë lojtarë janë munduar të mbajnë veten në formë me aq sa kishin mundësi. Ka filluar stërvitja prej 10 ditësh dhe është pak situatë e vështirë duke parë ritmin e ndeshjeve dhe aty mund të kenë probleme lojtarët. Mos harrojmë që është bërë një ndryshim dhe do të ketë 5 zëvendësime që është një gjë pozitive

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...