Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Dedikim për shokun e humbur nga tërmeti në Turqi, arbitri solidarizohet me sulmuesin e Ajax

Sulmuesi i Ajaxit, Muhammed Kudus pas realizimit në sfidën përballë Spartës së Rotterdamit, i dedikoj golit Christian Atsu, i cili vdiq nga tërmetin me pasoja shkatrrimtare në Turqi dhe Siri.

22-vjeçari pas shënimit të golit, zbuloi një mesazh nën fanellën e tij, “prehu në paqe Atsu”. Së bashku me Kudus u bashkuan edhe shokët e skuarës, duke ngushëlluar 22-vjeçarin për ndarjen nga jetë të bashkëatdhetarit të tij, të cilët kanë përfaqësuar Ganën së bashku, në arenën ndërkombëtare.

Përveç festimit, skenën e rrëmbeu edhe arbitri i ndeshjes Pon Van Boekel, i cili vendosi të mos ndëshkonte me kartën të verdhë Kudus pas heqjes së fanellës. Sipas rregullores zyrtare, lojtari duhet të ndëshkohet automatikisht me kartonë të verdhë pas heqjes së fanellës, megjithatë arbitri vendosi të mos ta ndëshkojë duke shfaqur vlera të larta njerëzore.

Vetë Kudus pas përfundimit të ndeshjes, në pronocimin për mediat, tregoi respekt për vendimin e arbitrit.

“Ne kemi rregulla në futboll, por kjo është përtej futbollit. Kjo ka të bëjë me jetën dhe vdekjen. Arbitri më tha që nuk lejohet heqja e fanellës, por ai e kupton se kjo situatë është më e madhe se futbolli. Një respekt të madh nga unë për arbitrin”.

Christian Atsu ka qenë pjesë e Newcaste, Chelsea dhe Everton në Premier League. Përpara ndarjes nga jeta Atsu ishte pjesë e Hatayspor.

 

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...