Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dedja: Bëmë gabime foshnjarake, por e përgëzova skuadrën për shpirtin e garës

I zhgënjyer për humbjen, që praktikisht e mban Vllazninë në zonën “play out”, trajneri Hysen Dedja ka rezerva për gjykimin, duke pretenduar për një 11-metërsh të padhënë.

Humbje nga gabimet: Ishim më të motivuar se Skënderbeu dhe nuk na takonte ky rezultat. Bëmë Gabime foshnjarake. Kruja dhe Lekaj gabuan te dy golat. Pavarësisht se jemi në këto pozita, unë i përgëzova për shpirtin e garës në dhomat e zhveshjes. Lojtarët kanë dëshirë, nuk janë si në ditët e para. Më vjen keq që jemi në këto pozita.

Pretendimi për 11-metërsh: Lojtarët më thanë që futbollisti i Skënderbeut preku topin me dorë brenda zonës. Është hera e disata që nuk na japin penallti. Është e habitshme. Po të ishte jashtë 16 metrave jam i bindur që do ta jepte faull. Jam i kënaqur vetëm në rritjen e lojës.

Pusi i Akademisë së Vllaznisë: Nga akademia kemi kohë për të hedhur sytë. Duhet që ta ndjejnë atmosferën e qytetit dhe të mos qëndrojnë larg. Shumë lojtarë të akademisë luajnë me ekipet e tjera. Unë kam kontratë deri në 5 gusht, më pas do flasim. 17 vjet s’na ka pyetur kush për kontratat. Ashtu ishte koha.

Portieri Sherri: Unë gjeta portierin tjetër, jo se ka luajtur keq, por bëri 2-3 gabime. I vura në baraspeshë dhe në fund fitoi Sherri.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...