Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Dedja: Është e rëndë, por duhet të mendojmë për “play out”-in

 

Hysen Dedja foli i zhgënjyer për eliminimin nga Kupa, duke e pranuar se Vllaznia duhet të mendojë për fazën “play out” në kampionat, për të shmangur një rënie të dytë, që do të ishte turpëruese për qytetin e Shkodrës.

“Në Shkodër mund të merrnim më tepër, ishte rezultati 2-0. Ndodhi si ndodhi, e kemi analizuar. Patëm rritje në mbrojtje, por kemi probleme në organizimin e lojës. Goditja psikologjike na ka dëmtuar. Tani mendojmë për fazën “play-out”, edhe pse për sportdashësit është e rëndë. Duhet të dalim nga kjo gjendje. Na vjen keq që mbetëm me një lojtar më pak.”

Kartoni i kuq dhe kalendari: I kuqi? E zuri për fanelle, e lëshoi, lojtari vrapon, kur topin e kontrollon portieri Shehi, ai rrëzohet. Kisha dëshirë të kalonim këtë raund për një anë të mirë psikologjike. Sot u munduan dhe luajtën në fazën mbrojtëse. Duhet të punojmë shumë si të ndërtojmë aksionet. Koha është e shkurtër. Të paktën anën fizike ta ruajmë.

Gjykimi: Nuk di të flas për periudhën që s’kam qenë. Me Tiranën na u mohua një penallti. Edhe në Shkodër me Bylisin kemi marrë penallti të paqenë. Goli i dytë vjen nga një faull.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...