Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dedja: Fitore karakteri, besoj se do të shpëtojmë

Shijon më në fund fitoren e parë në krye të Lushnjës shkodrani Hysen Dedja. Trajner i “lagunarëve” shpjegon se skuadrës së tij thjesht i kishte munguar bindja se ishte e aftë për të fituar.

E kam menduar gjithmonë fitoren në çdo takim. Gjithmonë kemi reaguar mirë, por na ka munguar rezultati. Na është dashur të punojmë shumë në anën psikologjike. Kjo skuadër ka karakter dhe unë këtë e kam vënë re në seancat stërvitore. Fakti që kemi mundur një skuadër pretendente do të thotë shumë. Diferencat me skuadrat e tjera janë vetëm te pikët, jo në cilësi. Do të luftojmë deri në fund dhe besoj se do të shpëtojmë.

Në të njëjtën linjë shprehet edhe autori i dygolëshit, Fatjon Sefa, i cili premton “luftë” deri në fund për mbijetesën.

Lushnja është një ekip i brishtë, s’besonte tek aftësitë e veta. Sot treguam se jemi një ekip që do të garojmë deri në fund për mbijetesë. Falë punës së Banos dhe Hysen Dedjes, që e mbajti ekipin në ekuilibër, mund të mbijetojmë. Te lushnja është grupi, jo individë të veçantë. Jemi munduar të bëjmë më të mirën, por jemi ekip i brishtë dhe nuk kemi patur besim tek aftësitë tona.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...