Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dedja: Na duhen pikët, jo lojrat e mira. Besoj te mbijetesa

Në Kamëz, Lushnja zhvilloi një tjetër paraqitje të mirë por ashtu si ndaj Vllaznisë doli pa pikë. Trajneri Hysen Dedja vlerësoi futbollistët e tij për atë çfarë dhanë në fushën e lojës, por nga ana tjetër “qau”, pikët e humbura.

“ Më vjen keq shumë për mungesën e rezultateve dhe sidomos për humbjen ndaj Kamzës. Ishim përgatit për këtë sfidë në mënyrën më të mirë të mundshme kemi luajtur mirë, por kemi dalë sërish pa pikë. Në këto momente na interesojnë pikët dhe jo loja e mirë. Kemi nevojë për pikë, do të kënaqesha edhe me një lojë më të keqe nëse do të kishim marrë pikët. Sot skuadra dha maksimumin, kaloi edhe në avantazh por në fund dolëm pa pikë për shkak të disa gabimeve amatoreske që bëjmë”.

Pas 12 javëve të para, Lushnja është në vendin e fundit në kuotën e 5 pikëve por edhe pse të gjithë e shohin me një këmbë në kategorinë e dytë këtë skuadër, Dedja beson te mbijetesa dhe nuk dorëzohet.

“ Kjo skuadër më jep shpresë, unë nuk dorëzohem dhe nuk tërhiqem. Kemi nevojë për ndonjë përforcim në janar, por unë mendoj që ne do të konkurojmë deri në fund për mbijetesën”.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Itali

Me eliminimin nga Europa League në gjysmëfinale ndaj Romës, Milan mund ta konsideroje thuajse të mbyllur këtë sezon. Drejtuesit po mendojnë tashmë për merkaton...