Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dedja: Po luajtëm si ndaj Kukësit, fitojmë edhe me Partizanin

Vllaznia luan këtë të premte ndja Partizanit, në “Air Albania”, mundësinë e fundit për të mbajtur gjallë shpresat për shmangien e “play out”-it. Sipas trajnerit Hysen Dedja, kuqeblutë janë të fatë për t’i mposhtur të kuqtë, aq më tepër pas asaj fitoreje me Kukësin, që përveçse për pikët, vlejti për moralin e ekipit.

Jeni më i qetë pas fitores ndaj Kukësit?

Ma ka rritur më shumë në anën psikologjike. Ata po stërviten shumë mirë dhe arritja e rezultateve rrit shumë edhe moralin e ekipit tonë. Ishte një trepikësh i arritur në kohën dhe në momentin e duhur.

Çfarë pretendoni tek ndeshja e radhës ndaj Partizanit?

Që pas takimit me Kukësin kam folur me ekipin për takimin e radhës, që është shumë i rëndësishëm për ne. Kam po të njëjtin besim që kisha para takimit me Kukësin. Skuadra më përgjigjet në të gjithë aspektet. Këtë dëshirë dhe që atë lojë që paraqitëm ndaj Kukësit, do ta zhvillojmë edhe ndaj Partizanit.

Po flitet shumë për Tiranën që duhet të respektojë kampionatin, por Vllaznia duhet që të bëjë në radhë të parë punën e saj …

Ne duhet që të mendojmë vetëm për 90-minutëshin tonë, pastaj gara do të kërkohet që të respektohet edhe nga ekipet e tjera. Jemi të fokusuar maksimalisht tek sfida jonë e radhës dhe do shkojmë për të marrë maksimumin ndaj Partizanit.

Rikthehet Gurishta, duket se tani keni më shumë alternativa në dispozicion …

Po, është e vërtetë. Për një trajner është pozitive kur ka grupin e gatshëm me shumë alternativa. Gurishta ishte një mungesë e rëndësishme në takimin me Kukësin dhe tashmë është një rikthim me vlerë. Por mungon Malota, që është një pikë shumë e fortë e ekipit tonë, po ashtu do të na mungojë edhe Hygor që nuk është paraqitur e po ashtu edhe Ramadani e Bardulla, që vijojnë të kenë probleme. Pra rikthimi i rëndësishëm për ne është vetëm ai I Gurishtës

Optimist për të arritur një fitore nesër?

Unë jam shumë optimist për ta arritur një gjë të tillë. Kam besim se do të arrijmë që të nxjerrim një 90-minutësh shumë të mirë dhe të shikojmë një Vllazni kërkuese në fushën e lojës.

Partizani nuk e ka siguruar objektivin e tij për Kupat e Europës, madje është larg …

U kam ndjekur skuadrën e Partizanit. Mund të them se ka një skuadër shumë të mirë, pavarësisht vendit në të cilin ndodhet. Do ta vlerësojmë në maksimum. Dua ta ritheksoj se motivet tona janë më të mëdha se të çdo skuadre tjetër. Mund të them se motivi ynë është edhe më i madh se i Tiranës që u shpall kampion.

Keni besim se Vllaznia nuk do të shkoj në “play-out”? 

Kam besimin e plotë se nuk do të jemi në “play-out”. Ekipi më ka dhënë besim për këtë gjë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...