Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dedja: Pres ndershmëri nga Tirana ndaj Bylisit

Një fitore që mban në garë Vllazninë për të shmangur “play out”-in, por që shërben edhe për moralin. Trajneri Hysen Dedja theksoi në “Gol pas Goli” se Vllaznia nuk e meriton vendin që ka.

“Ka tri javë që ekipi po luan mirë dhe ka lojtarë me vlera. Më vjen keq për ndeshjen në Korçë. Pas humbjes me Teutën 3-0, kam thënë se karakteri ynë rritet me stërvitjen, pavarësisht se është fundi i sezonit. Nuk e meritojmë zonën ku po shkojmë. Rrita ngarkesën dhe skuadra m’u përgjigj. Jemi stërvitur dy herë në ditë. Sot ishte pika kulminante. Ato që kemi shprehur në stërvitje, i kemi shprehur në fushë.”

Tirana kampione: Sot nuk luajta për interesat e Tiranës, por për klubin tim. Sigurisht që kjo skuadër duhet të luajë ndershëm ndaj Bylisit. Nuk e imagjinoj dot që kampionia e Shqipërisë dhe që ka fituar në Kupë të dështojë. Nuk e imagjinoj dot, duhet që të luajnë ndershëm.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...