Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dedja: Prisja fitore, por Vllaznia dominoi

Hysen Dedja u rikthye në Shkodrën e tij me misionin për t’i marrë pikë Vllaznisë, por nuk ia doli dot. Tekniku i Lushnjës u tregua i sinqertë, kur pranoi se skuadra shkodrane dominoi takimin dhe e meritoi fitoren.

“Normalisht që prisja pikë në këtë takim, ashtu si edhe në ndeshjen me Flamurtarin, ku humbëm në minutë të fundit. Gjithsesi, edhe Vllaznisë i duheshin pikë dhe luajti shumë fort, duke marrë një fitore të merituar. Nëse do të kishim shënuar me Sefën dhe të kishim barazuar në pjesën e parë, ndoshta mund të kishim dalë me një pikë nga kjo transfertë, por duhet të jem I sinqertë që edhe Vllaznia shpërdoroi shumë raste”, u shpreh Hysen Dedja.

Trajneri shkodran i Lushnjës pranoi se skuadra ka një organikë jo të plotë, që ia vështirëson punën atij, ndërsa u shpreh se do të kërkojnë të bëjnë maksimumin deri në hapjen e merkatos.

“Kësaj skuadre nuk i mungon angazhimi dhe djemtë punojnë shumë në stërvitje. Ka disa aspekte ku duhet të punojmë më tepër edhe ne si staf teknik, por nuk duhet të harrojmë se kemi një organikë të cunguar. Do të provojmë të bëjmë maksimumin deri në hapjen e merkatos, ku presim 3-4 afrime për të përballuar më mirë pjesën e mbetur të kampionatit”, tha trajneri i Lushnjës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...