Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Dedja: Ramë fizikisht në pjesën e dytë, por besojmë ende te kualifikimi

Hysen Dedja u rikthye për herë të katërt në karrierë të drejtojë Vllazninë dhe e bëri këtë në sfidën ndaj Teutës për Kupën e Shqipërisë, ku kuqeblutë e nisën mirë dhe shënuan dy herë, por shpërdoruan në pjesën e dytë dhe nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2.

Tekniku shkodran, në intervistën e dhënë për “Gol pas Goli” në Supersport, pranoi se skuadra ka mangësi në aspektin fizik, por theksoi se ka brumë në organikë dhe se beson te kualifikimi në ndeshjen e ardhshme në Durrës.

Si ia bëtë që të tjetërsonit Vllazninë sot?
Të them të drejtën, ndoshta në pjesën e parë patëm një farë ndryshimi dhe bëmë një ndeshje të mirë, por në pjesën e dytë gabuam shumë. Nuk dua të justifikohem, por periudha e pandemisë na ka lënë disa boshllëqe në aspektin fizik, që u shfaqën edhe në 45-minutëshi ne dytë të ndeshjes. Megjithatë edhe kur nuk luajtëm mirë, patëm mundësi të shënonim një tjetër gol, por shpërdoruam.

A besoni ende te kualifikimi?
Unë nesër do të bëj analizën e ndeshjes dhe do të flas me skuadrën, por mund të them me bindje që do të shkojmë në Durrës për kualifikim dhe kam besim se do t’ia dalim.

Si e keni parë Vllazninë gjatë këtyre dy ditëve?
Unë e kam ndjekur skuadrën gjatë gjithë sezonit dhe mund të them me bindje që është ndryshe nga sezonet e fundit. Ka brumë në organikë dhe mund të punohet mirë, megjithatë koha tani është e shkurtër dhe ndeshjet shumë shpejt, ndaj nuk ka kohë për të punuar shumë, Unë do të përqendrohem më shumë në menaxhimin e skuadrës dhe stërvitje të lehta, pasi nuk ka kohë për të punuar me themele.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...