Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dedja: Tre pikë të rëndësishme, shpresojmë që Bylis të gabojë!

Fitorja e parë për Hysen Dedjen në stolin e Vllaznisë erdhi në javën e 32-të në sfidën ndaj Luftëtarit të vendit të fundit, një triumf ky që jep shpresë skuadrës shkodrane siç nënvizoi edhe vetë trajneri Dedja në intervistën për emisionin Gol pas Goli në Supersport. Numri 1 i stolit të shkodranëve theksoi se tashmë pret ndonjë gabim nga Bylis që Vllaznia të shmangë play-outin.

“Sot rezultati ishte i ngushtë 0-1, mund të shënonim më tepër, por në pozitat ku jemi, e rëndësishme është të marrim vetëm tre pikët.Skuadra reagoi mirë në këto 90 minuta, që i kemi vuajtur më përpara. Përplasja me kundërshtarin, vrapimin në fushë dhe qarkullimin e topit. Kemi pasur pak rritje. Mbijetesa? Nuk mund ta them me përqindje të saktë, varet si do ecë Bylisi. Shpresojmë që Ballshi të bëjë gabime, por më kryesorja është që ne të mos gabojmë më. Me këtë motiv jemi stërvitur dhe nuk na falet të gabojmë më. Jam marrë shumë, sidomos në dy javët e para, dhe e shoh që futbollistët më përgjigjen me aq sa kanë mundësi. U demoralizova te kartoni i dytë i verdhë i Malotës, nuk mund ta përballojmë asnjë mungesë, jemi minus me lojtarë, pasi ata që janë blerë, janë larguar sepse i kanë mbaruar kontratat. Qyteti e vuan këtë situatë të Vllaznisë, tifozët e vuajnë edhe më shumë”, u shpreh Dedja.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...