Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dejan Liço: Pres rinovimin me Lazion, më thonë i ngjaj futbollistit të Milanit…

Në janar të vitit të kaluar u transferua te Sportingu i Lisbonës, kur ishte vetëm 18-vjeç, por pas një vitit fitoi provën te skuadra e Lazios, skuadër me të cilën pret të nënshkruajë kontratën e re. Referenca është për talentin korçar, Dejan Liço, që për momentin po stërvitet në kompleksin Tropikal në në Durrës, në pritje të një lajmi të mirë nga përfaqësuesit e tij. Në lidhjen me “FanZone”, shpalos objektivat e tij.

“Është moment më i mirë për të gjithë. Lojtarët janë të gëzuar për ribashkimin ekipit. Presim që kampionati të nisë sa më shpejt. Aktualisht, po stërvitem në Tropikal, në Durrës. Urdhrat i kam marrë nga babai im gjatë gjithë jetës, e ka patur trajner tek U-17. Më kritikon më shumë se lojtarët e tjerë. Jam në pritje të kthimit te Lazio, menaxherët po flasin për rinovimin e kontratës. Shpresoj që të bëhet sa më parë.”

Transferimi te Lazio: Drejtori i Lazios, Igli Tare me ofroi një provë te kjo skuadër, të cilën unë e fitova dhe u bëra pjesë e bardhekaltërve. Pasaportë greke? Nuk e kam marrë ende. Ky ka qenë problemi pse nuk kam mundur të luaj. Është çështje dokumentacioni, të jepet më shumë mundësia.

Kontrata e re: Shpresoj që këtë vit të rinovoj kontratën dhe të më jepet mundësia të luaj sa shpejt. Do të jap maksimumin që të mund të arrij objektivat e mia dhe të justifikoj besimin. Lojtarët e preferuar? Më pëlqen Messi, që mendoj se është më i miri në botë. Më ka pëlqyer shumë edhe Iniesta. I ngjaj Castillejos? Kështu më thonë të gjithë, sidomos spanjollët që luajnë te Lazio. Shpresoj që një ditë të jem pjesë e ekipit të parë të Lazios.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...