Futboll

Dejan Savicevic: Ja ku ndryshojnë Higuain e Icardi, Milani luan më mirë se Interi

Në një mbrëmje, në Athinë, në vitin 1994, Milani kishte në gjirin e tij atë që edhe sot e kësaj dite e thërrasin “Gjeniu”. Ky lojtar shënoi në finalen e Champions League kundër Barcelonës së Cruyff një nga golat më të bukur në historinë e klubit. Sot, në moshën 52-vjeçare, Dejan Savicevic është presidenti i Federatës Malazeze të Futbollit, por nuk ka se si të harrojë skuadrën me të cilën korri sukseset më të mëdha të karrierës së tij.

“Ky Milan më pëlqen, luan një futboll të mirë e është gjithmonë në rritje. Higuain është lideri i skuadrës, Suso po jep asiste. Në derbin me Interin do të vijnë në një formë shumë të mirë, luajnë më mirë se zikaltrit. Por, gjithsesi, në këto lloj takimesh mund të ndodhë gjithçka. Spalletti është gjithashtu një tranjer i shkëlqyer”.

Savicevic nuk ngurron të thurë elozhe për Milanin e tij, atë të së shkuarës, por edhe për lojtarët që ka në dispozicion trajneri Gennaro Gattuso, i cili sipas Savicevic, po ecën mirë me skuadrën. Nuk kishte si të mungonte edhe një krahasim mes kapitenit të Interit, Mauro Icardi dhe “El Pipita” Higuain.

“Ai po punon mirë, por për një trajner rëndësi kanë rezultatet. Është e vërtetë se Milani po vuan në mbrojtje, por nuk mund të krahasohet futbolli i tanishëm me atë të së shkuarës. Tasotti e më pas Panucci, Baresi, Maldini e Costacurta formonin mbase mbrojtjen më të mirë të të gjitha kohërave. Mes Icardit e Higuainit do të preferoja “El Pipitan”, shënon e merr pjesë në lojë. Icardi është një finalizues i shkëlqyer, por skuadra duhet të jetë në shërbim të tij”.

Savicevic ishte një nga lojtarët më të mirë të periudhës së artë të Milanit në vitet ‘90, por dhe një nga më të mëdhenjtë e historisë së Milanitit. Me fanellën e kuqezinjve ai luajti 144 ndeshje e shënoi 34 gola.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top