Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dejan Shehi: Morali te Skënderbeu i lartë, ende besojmë te mbijetesa

Dejan Shehi, ish-futbollist i Partizanit, u vlerësua si më i miri i ndeshjes së “Elbasan Arenës”. Mbrojtësi i Skënderbeut deklaroi në “Gol pas Goli” se beson realisht te mbijetesa dhe se morali në ekipin korçar është i lartë.

“Të them të drejtën ndaj Tiranës kishim shumë mungesa, siç ishte Berisha, ndërsa me Partizanin u kthyen lojtarët dhe bëmë një ndeshje shumë të mirë. U mbrojtëm mirë dhe menduam ta goditnim Partizanin në kundërsulm. Më vjen keq, nuk e meritojmë këtë vend, ne besojmë te mbijetesë, do të kërkojmë fitoren ndaj Egnatias.”

Morali, i lartë: “Pas kësaj ndeshjeje, morali është i lartë, luftuam si të barabartë dhe mund të fitonim. Nuk kishim fat. Çunat besojnë të gjithë tek mbijetesa. Do të kërkojmë fitoren ndaj Egnatias dhe të afrohemi me këtë kundërshtare. Në futbollin shqiptar duhet të kesh edhe pak fat, sepse skuadra aty-aty janë. Do të kërkojmë fitoren me Egnatian, do të jenë edhe gjashtë ndeshje për t’u zhvilluar më pas. Do të mundohemi të japim maksimumin në çdo ndeshje, duke shpresuar se do të zhbllokohen edhe sulmuesit. Ne të mbrojtjes të bëjmë detyrën tonë dhe të shpresojmë që të shënojmë.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...