Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dejvi Bregu gjen sërish golin, shndërrohet në lider te Skënderbeu

Dejvi Bregu iu bashkua Skënderbeut vetëm në fillim të javës, por menjëherë tregoi se do të jetë ai protagonisti i korçarëve në sezonin e ri.

Sulmuesi vlonjat e nisi me një dopietë të shënuar ndaj skuadrës së 19-vjeçarëve, ndërsa sot ka vënë sërish vulën e tij në miqësoren ndaj Trepçës ’89.

Sfida mes Skënderbeut dhe skuadrës nga Mitrovica, e cila drejtohet nga Gugash Magani, u luajt pasditen e sotme në stadiumin e qytetit të Korçës.

Dejvi Bregu ekzekutoi saktë një goditje dënimi në minutën e 22-të, duke vulosur rezultatin final 1-0 për Skënderbeun.

Kjo ishte miqësorja e katërt e skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi, ndërsa numërohen 3 fitore dhe 2 barazime.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...