Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Dejvi Bregu në Austri, pavarësisht fatit të Skënderbeut

Austria në të ardhmen e Dejvi Bregut. Praktikisht gjithçka duket e mbyllur, edhe pse emri i skuadrës mbetet ende sekret. Vlonjati, që në dy vitet e fundit ka qenë një prej yjeve më të mëdhenj të Kategorisë Superiore me Luftëtarin pritet ta vazhdojë karrierën në Bundesligën austriake.

Kjo pavarësisht asaj që ndodh me fatin e Skënderbeut, klubit që prej janarit 2018 ka blerë kartonin e 22-vjeçarit. Gjithçka duket e paracaktuar në karrierën e Bregut, që ka treguar në fushë se është gati për një aventurë të madhe larg Shqipërisë.

Dilema e vetme lidhet me kupat e Europës. Nëse korçarët do të fitojnë betejën ligjore me UEFA-n në CAS dhe fitojnë të drejtën të luajnë në Champions, sulmuesi do të jetë pjesë e skuadrës së Ilir Dajës të paktën për aventurën ndërkombëtare. Më pas, menjëherë Bregu do të shitet.

Skenarin tjetër, ai sipas të cilit korçarët rrezikojnë të mos luajnë në Europë dhe që përjashtimi 10 vjeçar të mbetet në fuqi, vetëm sa do të përshpejtonte transferimin e talentit vlonjat. Pa kupat e Europës, ai do ti bashkohej menjëherë skuadrës së re. Sido që të ndodhë, e ardhmja e futbollistit është e paracaktuar, me Dejvi Bregun që do të provojë të mahnisë edhe në Austri.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...