Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Deklarata “bombë” e francezit: Ka dy lojtarë homoseksualë për çdo skuadër

Patrice Evra flet gjithmonë hapur. Ish-anësori i Manchester United dhe i përfaqësueses franceze iu referua homoseksualitetit në botën e futbollit, një temë tabu për shumë njerëz. Ai e bëri këtë duke iu përgjigjur pyetjeve të lexuesve të “Le Parisien” me rastin e publikimit të autobiografisë së tij “I Love This Game” (E Dua Këtë Lojë).

“Disa nga kolegët më kanë thënë: Është kundër fesë sime, nëse ka një homoseksual në këtë dhomë zhveshjeje, ai duhet të largohet nga klubi. Në futboll, nëse thua se je homoseksual, ke mbaruar”, -deklaroi Evra.

Më tej, francezi kujton një episod që i ka ndodhur kur luante në Angli:

“Kur isha në Angli, na sollën një person për t’i folur ekipit për homoseksualitetin. Disa nga shokët e mi të skuadrës thanë se nuk mund të luante nëse kishte në dhomat e zhveshjes lojtarë homoseksualë. Ka të paktën dy lojtarë homoseksualë në çdo klub.”

Evra iu referua edhe situatës së Mbappesë, të cilin e konsideron politikisht korrekt në sjellje.

“Do të doja të shihja Kylianin larg PSG-së. Kur e dëgjoj duke folur, më duket sikur po dëgjoj një politikan. Shpresoj që në fushë të mendojë për ekipin dhe jo për qëllimet e tij personale, sepse “ylli” është skuadra, jo një lojtar i vetëm”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...