Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Deklarata e bujshme e Tares: Po të kisha vajzë do e martoja me Milinkovic-Savic!

Igli Tare  ka opinion shumë pozitiv për Milinkovic-Savic. Në një intervistë të dhënë për “Mozzartsport”, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, që aktualisht mban postin e drejtorit sportiv të Lazios, duket se e pëlqen shumë mesfushorin serb.

“Ai erdhi si djalë dhe tani është një burrë i rritur. Pas tetë vitesh në klub, për ne ai është një person i rëndësishëm dhe jo vetëm një futbollist. Kjo është ajo që unë e vlerësoj më shumë tek ai. Ai është shumë i thjeshtë si person. Një qenie njerëzore e përulur. Ai kurrë nuk ka qenë mendjemadh apo arrogant. Ai është një djalë shumë i sjellshëm. Dhe meqë lojtari është diçka tjetër… Ai mund të bëjë edhe më mirë”-tha ai.

Më tej Igli Tare shtoi se nëse do të kishte pasur vajzë, do ta kishte martuar me Milinkovic-Savic.

“Nëse do të kisha një vajzë, do t’ia jepja për martesë. A jam mjaft i qartë? Ai është një djalë shumë i qetë. Ai ka shumë respekt për mua dhe gjithmonë e kritikoj. Ndonjëherë pas një loje, kur luan mirë, vjen të më kërkojë një mendim. Unë gjithmonë them se nuk është mirë, dhe ai bën shaka se nuk jam i kënaqur kurrë. Unë gjithmonë i them atij që ta lërë pas vetes atë që ka bërë. Të vazhdojmë të shikojmë përpara dhe të rritemi”-deklaroi Tare.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Gjermani

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka...