Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Deklarata e Dukës, lajm në Itali: Hysaj nuk ikën në janar, De Laurentiis po kërkon…

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, ka folur veç të tjerash, edhe për të ardhmen e mbrojtësit kuqezi, Elseid Hysaj. Sipas numrit 1 të qeverisë së futbollit shqiptar, shkodrani nuk do të ndryshojë ambient gjatë merkatos së janarit.

“Hysaj meriton të luajë, nuk do të largohet nga Napoli në janar. Pastaj, në fund të sezonit, mund të shkojë të luajë në një skuadër tjetër. Di që i skadon kontrata. Më kanë thënë se nuk është e lehtë të punosh me Aurelio De Laurentiis.”

Më shumë interes për opinionin sportiv në Itali kishte deklarata e Dukës për të ardhmen e Carlo Ancelottit.

“Do të jetë Ancelotti ai që do të largohet. Më vjen keq për Carlon, sepse jam tifoz i Milanit, por me aq sa di unë, De Laurentiis po kërkon një trajner të ri.”

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...