Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Deklarata e Guardiolës për tifozët, vjen reagimi i Citizens

Manchester City po përjeton një sezon të çuditshëm. Në Premier League distanca me vendin e parë sa vjen e thellohet, ndërsa skuadra vazhdon të luftojë për trofe në kompeticone të tjera. Citizens do të përpiqen maksimalisht që t’i sigurojnë trofetë ku janë ende në garë dhe sigurisht ai që synohet edhe më së shumti është Champions. Për t’ia arritur, nevojitet edhe mbështetja e tifozëve, por trajnerit Pep Guradiola nuk i pëlqeu aspak që në takimin e fundit në FA Cup pa një stadium gjysmë të boshatisur.
Reagimi i trajnerit katalan nuk u prit mirë nga mbështetësit e City-t. Përfaqësuesi kryesor i tifozëve të City-t, Kevin Parker, ka reaguar ndaj deklaratave të Guradiolës, duke shprehur keqardhjen për kritikat e trajnerit. Ai tha se Guardiola është larg realitetit, pasi vështirësitë financiare e bëjnë të pamundur ndjekjen e ekipit në stadium në çdo kohë. Ai shtoi se Guardiola duhet ta kuptojë që shpesh tifozët, shumë prej të cilëve janë punonjës të thjeshtë, duhet të sakrifikojnë shumë në aspektin ekonomik për ta ndjekur ekipin e nga afër.

Parker u shpreh se takimi i së dielës kundër Fulhamit në FA Cup zhvillohej në orën 13:00, një orar i papërshtatshëm për tifozët. Përveç vështirësive që po kalon në kampionat, Guardiola duket se ka krijuar dhe një minikonflikt me tifozët.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...