Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Deklarata e Mbappesë, shkaku i vërtetë, “ylli” brazilian

Një “cunami” të vërtetë mediatik po shkakton “ylli” francez i Paris Saint Germain, 20-vjeçari Kylian Mbappé, i cili në artikulimin e tij të fundit ka lënë të hapur edhe një opsion që e projekton larg kampionëve të Ligue 1.

“Mendoj se ka ardhur momenti për të marrë më shumë përgjegjësi. Nëse kjo do të ndodhë tek Parisi, do të isha shumë i lumtur, por nuk përjashtoj një projekt të ri,” – u shpreh sulmuesi më i mirë i kampionatit francez.

Drejtuesit e klubit kryeqytetas në këtë mënyrë janë përfshirë nga ankthi dhe brenda 24 orëve të fundit kanë dashur të stabilizojnë tensionin e krijuar nga një deklaratë e tillë nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku japin siguri mbi vazhdimësinë e Mbappesë në këtë organikë edhe gjatë sezonit të ardhshëm.

Në të vërtetë, një transferim i sulmuesit kampion bote gjatë kësaj merkatoje nuk do të kushtonte më pak se 200 milionë euro, por nuk janë të pakta klubet elitare europiane që do të ishin të gatshme të provonin shanset e tyre për shërbimet e tij kaq të kushtueshme. Nga ana tjetër fjalët e lojtarit shihen si një paralajmërim për klubin, ku në të vërtetë të gjitha privilegjet dhe vëmendja madhore deri më tani ka qenë “uzurpuar” nga braziliani Neymar.

Ndoshta një përmirësim i kontratës do ta mbyllte një herë e mirë këtë çështje, por sipas asaj që zbulojnë mediet franceze, edhe një hap i tillë ndoshta nuk do të mjaftonte, duke qenë se Mbappe kërkon jo vetëm majën e hierarkisë në anën financiare, por edhe peshën në dhomat e zhveshjes, e cila deri më tani i ka shkuar Cavanit dhe Di Marias. Një situatë që mbetet për t’u sqaruar gjatë ditëve në vijim, kur në klubin e Parisit do të ketë edhe një takim me emirin që ka në pronësi këtë skuadër.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...