Futboll

Deklarata e “Papu” Gomez: Ilicic në depresion prej Koronavirusit

Ai është një nga simbolet e Atalantës, që për vite me radhë ka magjepsur në Itali dhe Evropë, i gatshëm për të bërë hapin e madh drejt fitimit të një trofeu: Alejandro Gomez, i njohur shkurt “Papu”, nuk është vetëm kapiteni i bergamaskëve. Ai është mishërimi i vlerave të besnikërisë dhe sinqeritetit që kanë qenë gjithmonë baza e projektit të Atalantës.

I intervistuar nga “TyC Sports, mesfushori sulmues argjentinas para sfidës me Ajaxin e Amsterdamit në Champions, foli edhe për situatën që kaloi sulmuesi Josip Ilicic, që për disa muaj kaloi një gjendje depresive për shkak të infektimit me Koronavirus.

“Ilicic kishte Coronavirus dhe vuajti shumë, ai ra në depresion për shkak të infektimit. Kishte ardhur një moment ku i dukej se po i shpërthente koka. Për fat të mirë, tani është shëruar dhe është mirë, për ne është vërtet i rëndësishëm”.

Një deklaratë kjo e argjentinasit që hedh poshtë aludimet se Ilicic kaloi në një gjendje të rënduar psikologjike për shkak të tradhtisë së partneres së tij. E ardhmja e Papu Gomez do të vazhdojë të jetë me ngjyrat zikaltër të Atalantës.

“Kam tre vjet kontratë, në shkurt do të kem mbushur 33 vjeç. Patjetër do të qëndroj këtu, në Bergamo, ndihem rehat dhe do të kem një vend në klub në të ardhmen.”

Kohët e fundit, mori ftesë në ekipin kombëtar, por qëndroi në stol kundër Ekuadorit dhe Bolivisë.

“Nuk isha thirrur për tre vjet, për mua ishte spektakolare sepse të ftohesh në moshën time, nuk është e lehtë. Pa dyshim që do të doja të hyja për disa minuta, por nuk ndodhi. Messi? E pashë të lumtur në grupin tonë, nëse ai është i lumtur të gjithë përfitojmë nga kjo. Ne e dimë se çfarë ka kaluar së fundmi te Barcelona. Sigurisht nuk është i qetë me mënyrën se si luan skuadra”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency