Kosova

Deklarata e parë e Challandes, “provokacija” për serbët

Mediat serbe gjejnë një tjetër “provokacija” nga shqiptarët, këtë radhë me emërimin e Bernard Challandes në krye të Përfaqësueses së Kosovës.
Duke iu referuar qëndrimit të zvicëranit se duhet të mbledhe futbollistët më të mirë kosovarë që luajnë jashtë, duke iu referuar edhe atyre me origjinë nga Lugina e Preshevës apo në vise të tjera shqiptare që janë sot në territorin e Serbisë, 66-vjeçari pa dashur ka prekur nacionalizmin e sëmurë serb. Sipas mediave në Serbi, ky qëndrim duhet kontastuar me forcë.
Zvicerani Bernard Challandes do të drejtojë përfaqësuesen e Kosovës në 4 vitet e ardhshme. Trajneri veteran ka drejtuar skuadra të njohura si Zurich, Sion, Xamax, Young Boys, por edhe kombëtaren e Armenisë, pa spikatur me rezultate të mëdha.

To Top