Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Deklaratat e Schick acarojnë drejtuesit e Romës

Patrick Schick dha një intervistë të gjatë për një revistë çeke, ku foli për transferimin e dështuar te Juventusi, të tashmen te Roma dhe synimet për të ardhmen.

Sulmuesi çek tha se ndihej i lumtur në kryeqytetin italian, por pranoi se në të ardhmen do të donte të luante për klube më të mëdha si Barcelona, Reali i Madridit apo Manchester United.

“Mendova se isha një futbollist i Juventusit, por ata kërkuan analiza shtesë dhe kjo më acaroi, ndaj vendosa t’i japim fund marrëveshjes. Te Roma ndihem mjaft mirë dhe po punoj që të rikthehem në formën time më të mirë, për të qenë në dispozicion të skuadrës. Në të ardhmen do të doja të luaja për klube pak më të mëdha, si Manchester, Barça, apo Real”, tha Schick.

Pikërisht këto deklarata nuk janë pritur aspak mirë nga drejtuesit e klubit verdhekuq, të cilët i tërhoqën menjëherë vëmendjen çekut. Fillimisht ishte drejtori sportiv i Romës, Monchi, i cili bisedoi me Schick, ndërsa në ditët në vijim pritet që edhe Di Francesco të flasë me djaloshin. Nuk përjashtohet as mundësia që klubi roman të gjobitë sulmuesin çek, për mungesë respekti ndaj skuadrës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...