Futboll

Del Bosque skarcon Neymarin: Djalë i vështirë, mashtron në fushë, mos dëgjoni shokët e tij

Ish-trajneri i Real Madridit dhe Spanjës, Vicente del Bosque, në një intervistë të gjatë për “El Mundo Deportivon”, u pyet edhe për një rikthim të mundshëm të brazilianit Neymar te Barcelona, por përgjigjja e 69-vjeçarit sigurisht që nuk do t’i pëlqejë “O’Ney”-it dhe fansave të tij.

“Ai është një djalë i vështirë. Për mua nuk është një shembull i mirë. Në vlerësimin tim, ai është i shkëlqyeshëm si lojtar dhe nëse më kërkoni t’ju tregoj pesë më të mirët në botë për cilësitë teknike, ai bën pjesë në listën time, por në fushë ai përpiqet të mashtrojë, ai pretendon shumë. Gjithashtu dhe mënyra se si iku nga Barcelona…”

Shumë nga shokët e tij te Barcelona kërkojnë kthimin e tij, por Del Bosque kujton se politikat e klubit nuk i bëjnë futbollistët.

“Janë klubet ata që duhet të vendosin se kush duhet të nënshkruajë dhe kush jo. Nuk duhet t’i kushtoni vëmendje asaj që thonë lojtarët, sepse tashmë ka drejtorë sportivë dhe sekretarë teknikë. Eshtë shumë e vështirë për një futbollist të flasë keq për një futbollist tjetër që ka qenë partneri i tij. Nuk mbaj mend pothuajse askënd që e ka bërë këtë.”

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency