Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Del ekspertiza mjekësore, Maradona u la për 12 orë në mëshirë të fatit

Diego Maradona nuk pati kujdesin e duhur mjekësor dhe u la në mëshirë të fatit, në agoni, për një “periudhë të zgjatur”, para se të ndërronte jetë më 25 nëntor të vitit të kaluar. Ky ishte përfundimi ku arriti një panel ekspertesh mjekësor, që analizoi shkakun e vdekjes së “El Pide de Oro”.

Në një dokument prej 70 faqesh, paneli deklaroi se ish-futbollisti legjendar, i cili pësoi sulm në zemër në moshën 60-vjeçare, nisi të përkeqësohej 12 orë para se ta konstatonin të vdekur në shtratin e tij. Maradona vdiq vetëm disa javë pasi iu nënshtrua një operacioni në tru për shkak të një mpiksjeje gjaku.

Një panel prej 20 ekspertësh u mblodh nga prokurori publik i Argjentinës për të shqyrtuar shkakun e vdekjes dhe për të përcaktuar nëse kishte pasur ndonjë neglizhencë.

Neurokirurgu i Maradonës, Leopoldo Luque, psikiatrja, Agustina Cosachov, dhe psikologu, Carlos Díaz, si dhe dy infermierë janë nën hetim. Nëse vërtetohen akuzat, ata që neglizhuan për shëndetin e Maradonës mund të dënohen deri 15 vjet burg.

Procedimet ligjore u nxitën nga një ankesë e paraqitur nga dy prej pesë vajzave të Maradonës kundër Luques, të cilin e fajësuan për përkeqësimin e gjendjes së babait të tyre pas operacionit të trurit.

Ish-legjenda e Argjentinës iu nënshtrua një operacioni në 3 nëntor, vetëm katër ditë pasi ai festoi 60-vjetorin e lindjes në klubin që ai drejtonte, Gimnasia La Plata. Ai kishte shfaqur shëndet të dobët dhe probleme në të folur.

Maradona ka vuajtur nga varësinë nga kokaina dhe alkooli gjatë jetës së tij. Ai vuante kishte çrregullime kardiovaskulare, të funksionimit të mëlçisë dhe veshkave para se të vdiste.

Paneli arriti në përfundimin se Maradona “do të kishte një shans më të mirë për të mbijetuar” me një trajtim adekuat në një institucion të përshtatshëm mjekësor.

Ai vdiq në shtratin e tij në një shtëpi me qira në Tigre, ku po merrte kujdes shtëpiak, por ekspertët akuzojnë se nuk ishte i aftë të merrte vendimet e duhura për trajtimin e tij shëndetësor, që kishte mangësi dhe parregullsi të theksuara, që do të thotë se ata që duhej të përkujdeseshin më shumë për të e kishin lënë në mëshirë të fatit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...