Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Del Piero del nga spitali dhe u përgjigjet ironive të italianëve për “ujin e shëndetit”

Katër ditë më parë Alexandro Del Piero u shtrua me urgjencë në një klinikë mjekësore në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi një gur në veshka i kishte shkaktuar kriza të rënda.

“Është e pabesueshme që një gur vetëm 3 milimetër, të të shkaktojë kaq shumë dhimbje”, pati shkruar sulmuesi legjendar italian më datën 18 maj, kur edhe u shtrua në spital, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka reaguar me një tjetër video.

Këtë herë Alex ka falënderuar të gjithë njerëzit që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj kohe dhe që janë interesuar për shëndetin e tij, ndërsa nuk ka lënë mënjanë as ironitë e fundit në rrjetet sociale, për ujin që Del Piero reklamon prej vitesh.

“Përshëndetje të gjithëve. Dua t’u falënderoj për të gjithë mesazhet mbështetëse që më keni dërguar gjatë kësaj kohe. Tani jam shumë mirë dhe e gjithë kjo aventurë e pakëndshme ka mbetur pas krahëve, ndaj vazhdoj përpara me të njëjtën dëshirë dhe energji si më parë. Por sa mëkat që uji im i shëndetit nuk shpërndahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Del Piero në videon e shpërndarë në Instagram.

Ish sulmuesi dhe kapiteni i Juventusit është prej vitesh imazh i ujit “Uliveto”, apo siç etiketohet vazhdimisht në spotet publicitare, uji i shëndetit dhe pikërisht për këtë arsye nuk i shpëtoi ironisë së fansave në momentin që u shtrua në spital për probleme me gurët në veshka.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...