Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Del Piero “skanon” derbin e sheikëve: City super, e meritoi. PSG? Akoma s’janë ekip, Pochettino gaboi

Manchester City-PSG përfundoi 2-1 për kampionat e Anglisë, të cilët fituan me përmbysje derbin e sheikëve dhe siguruan vendin e parë në grupin A të Champions League. Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa 45 minutat e dyta ishin spektakolare.

Ekipi francez kaloi në avantazh me anë të Kylian Mbappe, por “Cityzens” reaguan dhe siguruan fitoren e madhe falë realizimeve të dy sulmuesve Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus.

Ish-kapiteni i famshëm i Juventusit, Alessandro Del Piero, i ftuari i Sky Sport në “Etihad”, analizoi përballjen prestigjioze, duke vlerësuar skuadrën e Pep Guardiolës, teksa nuk i kursen thumbimet ndaj PSG-së.

Shijuam një ndeshje të bukur, skuadrat na surprizuan me tri gola, duke na dhënë shumë konfirmime por edhe pikëpyetje, sidomos për PSG-në dhe Pochettinon, i cili në një moment të ndeshjes luajti me tre yje përpara: Mbappe, Neymar dhe Di Maria.

Kjo lëvizje i dhuroi shumë hapësira Manchester Cityt. Anglezët, edhe pse pa De Bruyne dhe Grealish, zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer në aspektin e personalitetit dhe e përmbysën me meritë rezultatin.

Këto dy ekipe do të gjejnë sërish përballë njëra-tjetrën, ndërsa ne do të shijojmë spektaklin e tyre. City është e njëjta skuadër që ka qenë gjithmonë, PSG ende nuk është bërë një skuadër totale”, theksoi Del Piero.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...