Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Deliu: Durim dhe punë, ky është mesazhi për të rinjtë

Ardit Deliu spikati në suksesin e Laçit në Ballsh më di asiste. Në “Gol pas Goli”, pas takimit, mesfushori foli edhe për përvojën e tij në Kroaci.

“Dihet sa e vështirë është fusha e Ballshit, ku nuk kishim fituar këtë sezon. E rëndësishme ishte fitorja. Trajneri na tha të shihnim punën tonë, t’i linim ndeshjet e tjera. Kemi ardhur këtu me këmbët tona dhe do të mbyllim sezonin siç duhet. Erdhëm dhe fituam, nuk na intereson asgjë tjetër.”

Përvoja në Kroaci: S’e kam pasur të lehtë, në Kroaci nuk kisha marrë shumë minuta. Vjet luajta 7-8 ndeshje. Ishte e vështirë të stërvitesha dhe të motivohesha, por duhet të vazhdoja, të bindja stafin dhe të vijoja të luaja. Durim, durim dhe shumë punë, ky është mesazhi im për të rinjtë”.

Lojtari më i rëndësishëm i Laçit? Besoj kapiteni, për këtë arsye u zgjodh. Ka shumë vite eksperiencë, ka luajtur jashtë. Ignjatovic na kritikon, na motivon dhe na mban me këmbë në tokë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...