Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Della Valle: Për Chiesën kam refuzuar oferta marramendëse!

Për t’u rikthyer në nivelet më të larta të futbollit italian te Fiorentina kanë një projekt të qartë të mos lejojnë për asnjë arsye largimin e lojtarëve më të mirë si Simeone apo Chiesa. Për këtë të fundit skuadrat më të mëdha italiane ishin gati të bënin çmenduri financiare për t’ia shkëputur klubit vjollcë.Ka qenë vetë presidenti i Fiores, Andrea Della Valle që ka zbuluar se për djalin e Enrico Chiesës interesimi ka qenë shumë i madh në merkaton e verës. Në një intervistë për Gazzetta Dello Sport numri 1 i Fiorentinës ka konfirmuar dëshirën e Chiesës për të rinovuar kontratën me skuadrën nga Artemio Franchi. “ Përpara disa muajsh të gjithë dëshironin të largoheshin nga Fiore ndërsa tashmë duan të rinovojnë sepse besojnë te projekti ynë dhe Chiesa është njëri prej tyre. Në verë në adresën tonë kanë mbrritur oferta të jashtëzakonshme për të dhe për disa lojtarë të tjerë. Ju nuk e keni idenë sesa më është dashur të luftoj për t’i mbajtur”, deklaroi Della Valle.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...