Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Dembele “djeg” etapat, gati për El Clasicon më 23 dhjetor?

Ousmane Dembele duket se po tejkalon parashikimet, pas dëmtimit që pësoi ndaj Getafes në 16 shtator. 20-vjeçari, i cili po kryen fazën e rikuperimit me një program të specifikuar, pritet të rikthehet shumë shpejt nën urdhrat e trajnerit Valverde, i cili me shumë mundësi do ta ketë në dispozicion sulmuesin para El Clasicos me Realin Madridit në 23 dhjetor. Dembele u transferua te katalanasit gjatë merkatos së verës për shumën e 105 milionë eurove, plus bonuset, nga Borussia Dortmund, për të plotësuar vendin e mbetur bosh nga largimi i Neymar. Pas dëmtimit që pësoi në mes të shtatorit u tha se mund të rikthehej në fushën e blertë vetëm në 2018-ën, por riaftësimi po shkon shumë mirë, me 20-vjeçarin që po stërvitet dy herë në ditë. Javët e ardhshme do të nisë ushtrimet me topin, për t’u përfshirë më pas gradualisht me grupin.

https://www.youtube.com/watch?v=KLNTQqga7Ko

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...