Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dembele e Coutinho për 200 mln Euro te Barcelona

Rreth 200 milionë Euro. Kjo është shuma që do të shpenzojë Barcelona për dyshen Dembele-Coutinho. “Daily Mail” e cilëson praktikisht të mbyllur çështjen e blerjes së dy sulmuesve nga klubi katalanas. Liverpool njoftoi pak ditë më parë se braziliani nuk do të largohej për më pak se 90 milionë Pound dhe Barcelona duket se ka reflektuar duke miratuar shumën e kërkuar nga “The Reds” pasi sinjalet janë alarmante. HUmbja e dyfishtë në El Clasico i ka detyruar drejtuesit katalanas të mendojnë seriozisht përforcimin e skuadrës me brazilianin Coutinho i cili do të zejë vendin e Neymar.

Të njëjtën shumë Bsarcelona do ta paguajë edhe për francezin e Borussia Dortmund, Dembele. Ernesto Valverde u përgjigj shkurt duke theksuar se nuk e di nëse Dembele dhe Coutinho do të jenë gati për të luajtur në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Real Betis, por tashmë rruga e dy talenteve duket e shënjuar, ata do të bashkohen me Barcelonën gjatë ditëve të ardhshme për t’u vënë nën urdhrat e tij. Në këtë mënyrë, pothuajse e gjithë shuma e arkëtuar me shitjen e Neymar do të shkojë për dy blerjet e reja që mbi të gjitha konsiderohen e atrdhmja e klubit katalanas. Coutinho është në kulmin e karrierës. Me 25 vite mbi supe, braziliani duket se ka arritur përfundimisht pjekurinë e nevojshme për të bërë hapin e madh, ndërsa 20-vjei Dembele që një sezon më parë u largua nga Rennes, po lë gjurmë në futbollin botëror pas vetëm një sezoni me fanellën e Borussia Dortmund.

 

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....