Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Dembele krah Messit, Barcelona e zëvendëson me sulmuesin e Arsenalit

Paris Saint Germain dhe Barcelona tashmë janë duke negociuar për transferimin e Ousmane Dembele në “Parc des Princes” në këtë merkato dimërore. Pas raportimeve për interesimin e disa skuadrave, kryesisht nga Premier League, del me prepotencë në skenë klubi francez, që do të bëjë të tijin sulmuesin para datës 1 shkurt.

Kur kanë mbetur praktikisht 24 orë nga mbyllja e merkatos, përgjegjësit për zonën sportive të klubit të kryeqytetit francez janë në bisedime me homologët e tyre te Barça për të marrë shërbimet e anësorit francez.

Manaxheri i lojtarit, Moussa Sissoko, i ka ndezur dritën jeshile Mateu Alemany-t, për të kontaktuar me drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardo, me synimin për të zhbllokuar situatën aktuale dhe transferimin e Dembélésë në skuadrën pariziene. Sipas asaj që theksojnë në Francë, Dembélé tashmë e ka arritur marrëveshjen verbale me klubin francez.

Largimi i Dembelesë do t’i hapë rrugë transferimit në “Camp Nou” të Pierre-Emerick Aubameyang, tashmë jashtë planeve të Artetas tek Arsenali.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...