Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Dembele kthehet në “orbitën” e Manchester United, edhe Juvja…

E ardhmja e Ousmane Dembélé është çështjet e pazgjidhura te Barcelona. Drejtuesit e klubit “blaugrana” kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit ligjorë të francezit për rinovimin e kontratës, me aktualen që përfundon pas një viti. Gjithsesi, lëvizjet e “katalanëve” po bëhen të kujdesshme, duke marrë në konsideratë faktin që Dembele është një tip i paparashikueshëm brenda dhe jashtë fushave të blerta.

Vullneti i Barçës është që të zgjasë kontratën e Dembélésë, por konteksti ekonomik e bën të vështirë përmirësimin e pagës së tij. Francezi mund të presë për të vlerësuar ofertat e tjera nga klubet që janë të gatshme ta kënaqin ekonomikisht.

Një nga skuadrat që synon shërbimet e 24-vjeçarit është Manchester United. Në fakt, “Djajtë e Kuq” patëm interes serioz për të edhe vitin e kaluar, por nuk u arrit marrëveshje me lojtarin. “The Sun” shpjegon se drejtuesit e Manchester United pop resin se çfarë do të ndodhë me Jadon Sanchon, në rast se nuk arrihet marrëveshja me Dortmundin për sulmuesin anglez, atëherë do të formulohet një ofertë e re për Dembelenë.

Përveç klubit anglez, për sulmuesin e Barçës ka shfaqur interes edhe Juventusi, i gatshëm për t’i ofruar francezit kontratë pesëvjeçare me të njëjtën pagë që ai merr te katalanët.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...