Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Dembele më zhgënjeu”, Xavi: Ju tregoj bisedën me francezin

Barcelona mbylli turin e ndeshjeve miqësore në SHBA me një fitore 1-0 ndaj skuadrës së Milanit, falë eurogolit të Ansu Fati. Më shumë se sa te suksesi ndaj kuqezinjve, katalanasit e kanë mendjen te largimi i Ousmane Dembele drejt Paris Saint-Germain.

Trajneri Xavi Hernandez u shfaq tepër i zhgënjyer për këtë transferim, teksa u shpreh: “Dembele ka kërkuar të largohet. Na njoftoi për interesimin nga PSG dhe vendimi u mor shpejt.

Më vjen keq, pasi bëmë të pamundurën për ta bindur të qëndronte. Ousmane është një lojtar që bën diferencën në çdo moment, por ai kërkoi të largohet. Kjo është arsyeja që ai nuk luajti ndaj Milanit“.

Lexo edhe:

I pyetur nga mediat spanjolle, Xavi deklaroi se Barcelona nuk ka shanse ndaj PSG-së sa i përket financave dhe shpenzimeve në merkato: “Është tregu i tillë, ne nuk konkurrojmë dot me ata. Jam i zhgënjyer, pasi më tha së ka folur me Luis Enriquen dhe dëshiron të jetë pjesë e PSG-së“.

43-vjeçari kërkon nga klubi zëvendësues të francezit, teksa nuk e mohoi nevojën e perforcimit të skuadrës. “Kam folur me drejtorin Alemany. Duhet që ta forcojmë ekipin. Kemi shumë lojtarë të mirë, por na duhet një anësor sa më shpejt“.

Ousmane Dembele pritet që gjatë fundjavës të zyrtarizohet si lojtar i PSG-së. Kampionet e Francës do të paguajnë për kartonin e futbollistit 50 milionë euro, ku Barcelona sipas një para-kontrate të firmosur do të përfitojë gjysmën prej 25 milionë. Pjesa tjetër i shkon agjentit të lojtarit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...