Ousmane Dembele thekson se në ndryshim nga Kupa e Botës Rusi 2018 ku ekipi i “gjelave” ishte shumë euforik, tani ka më shumë eksperiencë.
Duke folur në konferencë për mediet para finales Katar 2022 ndaj Argjentinës që do të zhvillohet ditën e dielë, francezi thekoi për të më shumë vlen suksesi i ekipit se sa statistikat personale.
“Kemi qenë më euforikë në vitin 2018 pas fitores ndaj Belgjikës. Sot jemi më të qetë, me më shumë eksperiencë. Mendoj se mund të bëjmë më mirë veçanërisht në mbrojtje. Dua të theksoj se unë mendoj më shumë për ekipin se për statistikat e mia.”-tha ai.
