Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Dembele nuk mjafton, Lyoni “harron” të fitojë

Sulmuesi i talentuar Moussa Dembele shënoi sërish një dopietë, por kjo nuk i mjaftoi Lyonit që të dalë me 3 pikë nga transferta përballë Amiensit, që përfundoi në barazim 2-2.

Jallet kaloi në avantazh vendasit që në minutën e 7’, por Dembele barazoi dy minuta më vonë, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë ,shënoi edhe golin e avantazhit.

Megjithatë buzëqeshja e Lyonit ngriu në minutat shtesë të takimit, kur Amiensi shënoi me Bodmer dhe arriti të marrë një pikë falë barazimit 2-2.

Pasi e nisi kampionatin me dy fitore bindëse radhazi, kjo u bë ndeshja e tretë radhazi për ta, që nuk ia dalin të marrin 3 pikët, teksa numërojnë një humbje dhe dy barazime.

Ndërkohë, sot u luajt edhe takimi tjetër i javës së pestë, mes Lille dhe Angers, ku vendasit arritën të triumfojnë me rezultatin 2-1 dhe të ngjiten në kuotën e 9 pikëve.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...