Barcelona prezanton Ousmane Dembele. Futbollisti më i pagur në historinë e klubit katalanas, ka firmosur kontratën e tij të re me blagurant. Marrëveshja e mban sulmuesin të lidhur më Barcelonën deri më 2022. Në krah të talentit 20-vjecarë ndodhej dhe presidenti i klubit katalanas, Jose Maria Bartomeu. Shifrat e transferimit të tij janë bërë zyrtare pak ditë më parë. Në arkat e Borussia Dortmund do të shkojnë 105 milionë Euor dhe 42 milionë të tjera në formën e bonusit. Ndërkohë në fjalën e tij gjatë prezantimit, Ousmane Dembele u shpreh i lumtur për aventurën e tij të re tek Barca.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, për mua është një ëndërr e bërë realitet. Barcelonën e kam ndjekur gjithmonë dhe më pëlqen shumë mënyra e lojës që ky ekip ka. Përsa i përket vlerës së transferimit tim, kjo është një cështje që smë intereson, dua vetëm të luaj futboll.Nuk kam ardhur këtu për të zëvëndësuar Neymar. Ai është një futbollist i jashtzakonshëm, ndërsa unë jam në të tretin vit si futbollist profesionist, kam ende shumë punë për të bërë, në mënyrë që të përmisohem sa shumë. ”
Pas firmës sulmuesi u paraqit dhe përpara 17 mijë tifozëve të pranishëm në stadiumin “Camp Nou”, ndësa mbi shpinë ai do të mbajë fanellën me numër 11, i lënë bosh nga ana e sulmuesit Neymar.