Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Dembele titullar, Messi-Suarez-Paulinho, Barça 3 gola Levantes

Barcelona bën detyrën në sfidën e “Camp Nou-t” me Levanten në javën e 18-të të Primera Division. Katalanët triumfuan 3-0 para publikut të tyre me gola të Lionel Messit dhe Luiz Suarezit që në pjesën e parë dhe Pauninhos në kohën shtesë, por më shumë se tri pikët e radhës tifozët “blaugrana” u gëzuan për rikthimin titullar të Dembeles, i cili qëndroi në fushë për plot 66 minuta, për t’u zëvendësuar më pas nga Semedo. Pa  u mbushur 12 minuta lojë, në një nga kombinimet e zankonshme mes Messit dhe Jordi Albas “ylli” argjentinas e dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje fluturimthi, që ishte e pakapshme për portierin Oier.

Dominimi i “blaugranave” u reflektuar me një tjetër finalizim të bukur, që mban firmën e Luiz Suarezit në minutën e 38-të.

I qetë nga epërsia e dyfishtë Valverde e freskoi skuadrën përveçse me Semedon, që uli në stol Dembelenë, me Jose edhe Gomes, që zëvendësuan Sergi Roberton dhe Andres Iniestan.

Në minutat shtesë Barcelona shënoi edhe golin e tretë me Paulinhon, që, si gjithmonë, gjendet në vendin dhe kohën e duhur për të shtyrë topin drejt rrjetës. Me këtë sukses diferenca me Atleticon e vendit të dytë shkon sërish 9 pikë.

Në takimin e orës 12:00 Leganes fitoi 1-0 me Real Sociedadin me gol të Gabriel. Në dy sfidat e tjera Athletic Bilbao kaloi 2-0 Alaves, ndersa Villarreali barazoi 1-1 me Deportivon.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...